Dr. Rudina Lipi
Objektivat e Trajnimit ” Kontabilitet Manual”:
• Te shpjegoje konceptet themelore te te kontabilitetit
• Te shpjegoje metodat baze te kontabilitetit, rregullat dhe proceset
• Te shpjegoje parime dhe praktika baze taksimi
• Te shpjegoje njohjen e aktiveve afatgjata materiale
• Te shpjegoje njohjen e te ardhurave dhe shpenzimeve
• Te shpjegoje njohjen e te drejtave dhe detyrimeve
• Te shpjegoje njohjen dhe regjistrimin e tranasaksioneve kontabel
• Te shpjegoje hartimin e pasqyrave financiare
• Te realizoje te gjithe hapat e nje cikli kotabiliteti
• Modelim dhe interpretim te gjithe trajnimit me parime te Standardeve te Kontabilitetit, si dhe ligjeve te tjera ne fuqi.

Kontabiliteti i prodhimit përfshin ndjekjen dhe analizën e përpiktë të kostove të lidhura me procesin e prodhimit, duke siguruar transparencë financiare dhe efikasitet qysh nga blerja e lëndës së parë deri në shpërndarjen e produktit të përfunduar.
Webinar: Cash Flow-Metoda Indirekte. Dr. Rudina Lipi .
Në këtë webinar do të prezantojmë dhe do të mësoni mënyrën dhe teknikën e përgatitjes dhe hartimit të pasqyrës së fluksit të mjeteve monetare sipas metodës indirekte, referuar formatit sipas legjislacionit shqiptar të kontabilitetit dhe SKK-ve, duke shpjeguar dhe konsideruar:
- – Nevojën, rëndësinë, dobinë dhe paraqitjen e kësaj pasqyre;
- – Të dhënat e nevojshme për hartimin e saj;
- – Hapat, llogaritjet dhe transformimet e nevojshme;
- – Kujdesin e duhur;
- – Si dhe duke përfunduar me hartimin e një pasqyre konkrete fluksesh dhe prezantimin e rezultatit final të saj (qe starton kryesisht prej minutes se 24)…

Ne kete Webinar do tju tregohet per plotesimin e deklarates vjetore te tatim fitimit. Fillestaret do te mund te rrisin njohurite e tyre per deklarimet e bizneseve si edhe do te avancojne ne formimin e tyre profesional.
Supozohet se kontabiliteti mbahet ne nje software te kontabilitetit te informatizuar. Merren te dhenat prej andej dhe duke i perpunuar ne fleten e punes, ato do te perdoren per te plotesuar deklaraten e tatim fitimit. Deklarata ne leter apo ne E-Tax eshte e njejta gje. Ne E-Tax nevojitet vetem komanda per te shkuar tek deklarimi i Tatim Fitimit (Deklarime-Tatim Fitimi dhe pastaj periudha e padorezuar).


