VI-PAKETA SPECIALE 2
- Webinar 1.Pivot table (18min)
Në këtë webinar tregohen raste të tjerë të ndërtimit të pivot table duke përdorur të dhëna nga raste të tjerë në praktikat e punës. Rasti konkret është përpunimi i të dhënave të pyetesori të shpërndarë për qëllime studimore. Pivot table shoqërohet edhe me grafikët përkatës. Webinar është 18 minuta dhe ju mund të shikoni dhe të praktikoni krijimin e pivot table për interesat tuaja.
- Webinar 2. Format date (6min)
Praktimi me një rast tjetër studimor sic është format date është vlerësuar shumë interesant për tju mësuar se si të zgjidhni një problem të rëndësishëm në punët tuaja dhe pikërisht konfigurimin e datës në formatin e dëshiruar. Pas këtij momenti ju mund të bëni veprime të tjera sipas interesave tuaja. Ky webinar është 6 minuta dhe ju mundëson të praktikoheni me zgjidhje konkrete të problemit të format date.
- Webinar 3. Veprime të ndryshme (llogaritje data, për afate) (25 min)
Të dhënat tuaja dhe konkretisht datat pasi formatohen mund të përdoren për llogaritje të tjera. Për këtë qëllim ju ndihmon ky webinar i cili zgjat 25 minuta. Secili prej jush mund të praktikohet dhe të zgjidh problemin e matjes së numrit të ditëve të mbetura për siguriacionin tuaj të ri të makinave. Kjo është e rëndësishme për subjekte të ndryshme si edhe për vetë komapanitë e sigurimeve.