LEARNING LAB
Qëllimi i këtij LAB-i Virtual Edukimi është të mbështesi intensifikimin e të mësuarit dhe zhvillimin e aftësive. Ky projekt është një inisiative private, me qëllim intensifikimin e njohurive dhe aftësive të nevojshme për të punuar si ekonomist dhe jo vetëm.
Të nderuar vizitorë të faqes, këtë hapesirë virtuale e kemi dizenjuar për t’ia dedikuar mundësive për të mësuar rreth çështjeve të ndryshme të sipërmarrjes, ekonomisë, biznesit, teknologjisë, legjislacionit tatimor dhe kontabël, financës, sistemeve të informacionit, marketingut, dhe shumë fushave dhe disiplinave të tjera me karakter profesional dhe jo vetëm, që do t’ju mundësojnë zhvillimin e aftesive jo vetëm të rinjve, studentëve, sipërmarrësve të bizneseve, por edhe të gjithë atyre që pregatiten të punojnë si stafe në njësi të ndryshme, apo kujtdo që është duke kërkuar punë, po ndërron punë, ose kërkon të aftësohet edhe më tej.
Duke qene se pandemia e Covid-19 i detyroi të gjitha entitetet e edukimit të kalonin në klasat e tyre online, tashmë të gjithë instruktoret, pedagogët, mësuesit dhe studentët janë mësuar me aplikacionet, mjediset dhe instrumentat e klasave digitale.
Ndaj edhe ky LAB, do të jetë pikërisht një projekt virtual formimi për zhvillimin e aftësive, realizuar përmes aktiviteteve virtuale.